Sallata greke. Si ta përgatisim në versionin autentik të saj

Me bazë kastravecësh, specash, qepësh të kuqe, ullinjsh, kaperi e djathë feta, sallata greke është një pjatë e shëndetshme perfekte për të shoqëruar një pjatë të dytë, ideale edhe si pjatë unike sidomos gjatë verës, e shoqëruar me brusketa.

Përfitoni për të përgatitur edhe djathin feta në shtëpi sipas recetës sonë e më pas mund të përgatisni sallatën me të.

Përbërësit:

  • 4 domate
  • 1 spec jeshil
  • ½ kastraveci
  • 1 qepë e kuqe
  • 100 gr djathë feta
  • 100 gr ullinj jeshil
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri e.v
  • 2 lugë majdanoz i grirë
  • 1 lugë kaperi
  • 1 lugë kafeje rigon i thatë
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Prisni domatet, specat dhe kastravecin në kubikë, prisni qepën në feta, prisni dhe djathin në kubikë. Hidhni gjithë përbërësit në një enë sallate, shtoni dhe ullinjtë, majdanozin, kaperit dhe rigonin. Rregullojeni sallatën me kripë e piper dhe shërbejeni në tryezë.

Lini një koment