Salca që i bën akoma më të shijshme perimet e pjekura dhe peshkun

Salca që i bën akoma më të shijshme perimet e pjekura dhe peshkun

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Një salcë e thjeshtë, delikate, por e kompletuar nga dragonçeli, që u jep shumë shije patatet dhe primeve të tjera të pjekura.

Ingredientët

  • 3 qepë të njoma
  • Pak majdanoz
  • Kripë
  • Piper
  • Kos i skremuar
  • Pak dragonçel (bimë aromatike me gjethe pak më të mëdha se të rozmarinës-ndryshe njihet dhe si tarragon)
  • Pak tabasko
  • 2 lugë pana e lëngshme

Udhëzimet

1

Përzieni rreth 400 ml kos me panën, shtoni qepët e njoma të freskëta, majdanozin dhe dragonçelin të grira shumë imët si dhe disa pika tabasco.

2

Shtoni kripë e piper dhe përdoreni këtë salcë për të bërë më të shijshëm peshkun e pjekur në skarë, patatet e pjekura me gjithë lëkurë, etj.

Lini një koment