Ragù thjerrëzash: recetë e shëndetshme dhe e shijshme

Ragu-ja me thjerrëza është një recetë shumë e thjeshtë, e shijshme dhe e këndshme për të përgatitur një salcë të shijshme për pastat apo për t’i përdorur në lazanja e kaneloni. Mund ta përgatisni edhe me një pjatë thjerrëza që i keni gatuar një ditë më parë dhe ju kanë mbetur në frigorifer.

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 karota
  • 1 kërcell selino
  • 250 gr thjerrëza
  • 1 shishe salcë domatesh
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Majdanoz e borzilok
  • 500 ml ujë

 

  • Prisni qepën dhe vendoseni të skuqet në një tigan që nuk ngjit me pak vaj dhe thelbin e hudhrës.
  • Prisni karoatat në feta dhe shtojini tek tigani.
  • Ndani kërcellin e selinosë në 4 copa dhe shtojeni gjithashtu.
  • Shtoni një garuzhde ujë.
  • Nëse do ta përgatisni ragunë me thjerrëza të gatuara që më parë duhet t’i shtoni në një moment të dytë, nëse do ta përgatisni me thjerrëza të pagatuara, duhet t’i shtoni në këtë moment bashkë me ujin.
  • Pasi të kenë avulluar ujin shtoni salcën e domates (në këtë moment mund të shtohen dhe thjerrëzat e gatuara).
  • Lërini të gatuhen derisa të mpikset salca, shtoni kripë, erëza të freskëta dhe përdoreni si salcë për pasta apo pjata të tjera.

 

Lini një koment