Përkujdesi ndaj fytyrës duhet të jetë pjesë e rutinës suaj të përditshme. Vetëm kështu e ndihmoni lëkurën të jetë plot jetë dhe e shëndetshme. Nuk ka rëndësi tipi i lëkurës, ti duhet të gjesh atë që të përshtatet më së shumti.
Produktet e lira me kimikate dëmtojnë lëkurën në vend që t’i bëjnë mirë, prandaj ne ju sugjerojmë të përgatisni vetë një larës natyral për fytyrën:
Do ju nevojitet:
- dy lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
- 2 lugë gjelle vaj avokado
- 2 lugë gjelle sapun i papërpunuar
- 1 bustinë çaji jeshil
- 5 pika vaj i pemës së çajit
- 2-3 lugë gjelle ujë i destiluar

Përgatitja:
- Si fillim shtoni ujin, sapunin, mjaltin dhe çajin jeshil. I trazoni mirë.
- Kalojeni masën në një blender dhe teksa i përzieni shtoni vajin e avokados dhe vajin e pemës së çajit. E përzieni me mikser dore derisa masa të bëhet homogjene.
- Tani kalojeni larësin e fytyrës në një shishe specifike dhe është gati. Mund ta përdorni që tani!
Lini një koment