Me frekuentimin e plazhit një ndër problemet kryesore që lind, është edhe djegia e lëkurës. Kjo vjen nga mbiekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit dhe nga mos-mbrojtja me krem.
Dermatologët këto kohë janë vazhdimisht në përpjekje e sipër për t’i sensibilizuar të gjithë që të kujdesen siç duhet për lëkurën tuaj. Kujdesja vlen sigurisht edhe në terma afatgjatë, pasi kush do donte një lëkurë të plakur e me njolla para kohe?
Një kurë natyrale që ju vjen në ndihmë në rastet e djegies së rëndë është çaji i kamomilit.
Si ta përdorni?
Ju nevojitet:
- 10 bustina çaji kamomil
- 1 litër ujë

Udhëzime:
- Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë kamomilin.
- Pas kësaj e lini të ftohet dhe kalojeni në format e akullit.
- I lini në ngrirje për disa orë dhe pas kësaj mund t’i vendosni në zonën e djegur.
- Kamomili do ju japë një ndjesi të paparë qetësie./neps.al
Lini një koment