Kotoleta me djathë dhe kunguj

Kotoleta me djathë dhe kunguj

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Kotoletat me kungulleshka e djathë janë një pjatë e dytë e veçantë, që i shton një shije të veçantë tryezës suaj. Për t’i përgatitur ato, do të ishte ideale të përdorni djathin scamorza. Është një djath italian i yndyrshëm, si një kaçkavall i butë, shumë i shijshëm. Kjo recetë përgatitet shpejt dhe mund të shërbejë edhe si një aperitiv i këndshëm.

Ingredientët

  • Përbërësit për 6 kotoleta:
  • 450 gr kungulleshka
  • 100 gr djathë Scamorza
  • 50 gr bukë e thekur e grirë (peksimadhe)
  • 30 gr djathë grana për t’u grirë
  • kripë
  • piper
  • Për mbështjelljen e kotëletave:
  • 1 vezë
  • 100 gr bukë e thekur e grirë

Udhëzimet

1

Hiquni ekstremitetet kungujve dhe grijini me rende në madhësinë mesatare. Kripini dhe lërini të qëndrojnë pak sa të nxjerrin ujin e tepërt.

2

Grini djathin Scarmoza dhe bashkojeni me kungujt të cilët i keni kulluar mirë. Nëse dëshironi shtoni pak arrë moskat të grirë, kripë e piper sipas dëshirës. Shtojini përzierjes edhe djathin grana të grirë dhe përziejieni masën derisa të homogjenizohen përbërësit.

3

Krijoni më pas 6 kotoleta. Kalojini në vezën e rrahur e më pas në bukën e thekur të grirë. Në një tigan ngrohni vajin e ullirit dhe skuqni kotëletat në zjarr të moderuar derisa të marrin ngjyrë kafe në sipërfaqe. Servirini të ngrohta.

Lini një koment