Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit nuk u rezistojnë dot karameleve xhel me fruta. Dhe kjo është një arsye shumë e mirë për t’i përgatitur në shtëpi bashkë me të vegjlit dhe për t’i shijuar ato pa pasur frikën e konservantëve dhe ngjyruesve apo sasive të larta të sheqerit.
Receta që do t’ju prezantojmë sot, parashikon përdorimin e lëngut të frutave. Mund ta zëvendësoni edhe me xhelatinën e pjeshkës. Le të shohim së bashku si përgatiten:
Përbërësit:
- 200 ml lëng frutash
- 150 gr sheqer
- 6 fletë xhelatinë pjeshke
Përgatitja:
- Merrni lëngun e frutave dhe vendoseni të ziejë bashkë me sheqerin.
- Vendosni xhelatinën e pjeshkës në ujë të vakët.
- Më pas shtrydheni xhelatinën, shtojeni tek përzierja me lëng frutash e sheqer dhe fikni zjarrin.
- Përziejeni mirë përbërjen.
- Hidheni më pas në një formë (drejtkëndëshe) dhe lëreni në frigorifer për 2 orë.
- Sapo përbërja të jetë forcuar, priteni në kube dhe kalojini karamelet në sheqer.
Lini një koment