Çfarë të bëjmë me gjethet e selinosë? Këtë perime e përdorim për supa, për t’u dhënë shije pjatave të ndryshme apo për të përgatitur koncentrate perimesh të bëra vetë. Gjethet e selinosë janë një lëndë e parë e shëndetshme dhe e lehtë për të përgatitur receta të shijshme.
Çfarë mund të gatuajmë me to?
Ju propozojmë dy receta: një pesto të shijshme dhe petulla të shijshme me selino
- Receta e pestos
Përbërësit:
- 100 gr gjethe selino
- 50 gr bajame të qëruara
- 50 gr djathë parmixhano i grirë
- Pak kripë e trashë
- Pak lëng limoni
- Vaj ulliri e.v
Përgatitja
Përzieni gjithë përbërësit në mikser dhe frulojini derisa të merrni një përbërje kremoze.
2. Receta për petulla me gjethe selinoje
Përbërësit:
- 100 gr gjethe selinoje
- 5 lugë miell
- Ujë aq sa për të formuar brumin
- 1 lugë kafeje kripë
- 3 lugë gjelle parmixhan i grirë
- 2 lugë kafeje djathë pekorino i grirë
- 1 vezë
- Vaj për skuqje
Përgatitja
- Merrni gjethet e selinos dhe copëtojini me thikë.
- Përgatisni brumin me miellin, ujin, djathërat, vezën dhe kripën.
- Në fund shtoni gjethet e selinos tek brumi.
- Sigurohuni që brumi të jetë ngjitës.
- Skuqini petullat në vaj të nxehtë duke e marrë brumin me lugë.
Lini një koment