Sugjerojmë:

Si të përgatisim vetë koncentrat perimesh

Koncentratët e perimeve u japin shumë shije gatimeve e supave të ndryshme në kuzhinë, por sipas hulumtimeve të ndryshme përbërësit e tyre janë të dyshimtë dhe përbëhen nga 60% kripë. Si t’i përgatisim ato në shtëpi, vetëm me perime dhe aroma natyrale? Konservanti i tyre i vetëm natyral është kripa. Gjithashtu, koncentratët e bërë në shtëpi janë më të shijshëm dhe të përshtatshëm edhe për persona me intoleranca të ndryshme.

Përbërësit:

  • 150 gr selino
  • 100 gr karota
  • 100 gr qepë
  • 1100 gr domate
  • 100 gr kungulleshka
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • 250 gr kripë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri e.v

Përgatitja:

  • Lani të gjitha perimet, prisni karotat, qepën, hudhrën dhe grijini imët.
  • Merrni selinon, majdanozin dhe grijini imët.
  • Merrni kungujt dhe domatet dhe pritini në copa të vogla.
  • Merrni të gjitha perimet, shtojini në një enë dhe hidhni edhe vajin e kripën.
  • Ziejini për një orë e gjysmë pa shtuar ujë.
  • Pas kësaj kohe, frulojini në mikser.
  • Lëreni përsëri përzierjen në zjarr derisa të trashet akoma.
  • Më pas kullojeni me një sitë për t’i hequr ujin e tepërt.
  • Më pas fueni në një kavanoz dhe lëreni për gjysmë dite në mënyrë që perimet të humbasin akoma ujë.

Koncentrati juaj është gati. Mund ta vendosni në kavanoz ose në një mbajtëse akulli për t’i dhënë forma katrore. Kujdes! Suprat dhe gjellërat e përgatitura me këto koncentratë kërkojnë pak ose aspak kripë!

Lini një koment