Fritata është një pjatë që të nderon gjithmonë. Edhe kur je shumë vonë për të bërë drekën ose darkën, rrih disa vezë, pak kripë, një dorë parmixhano të grirë, ca ingredientë të tjerë dhe erëza dhe ja tek kënaqët gjithë familjen. Sot do t’ju mësojmë fritatën me domate dhe borzilok. Shoqërohet shumë mirë me një sallatë me mashurka fagiolini.
Përbërësit:
6 vezë
200 gr domate pomodorini në formë gjatësore
6 gr borzilok
40 gr qepë të kuqe
50 gr parmixhano reggiano i grirë
¾ lugë e vogël piper i ëmbël
kripë e imët
vaj ulliri ekstra i virgjër
Përgatitja:
Prisni qepën në feta të holla. Lani dhe thani pomodorinit dhe pritini më katërsh. Në një tas hidhni vezët dhe rrihini me rrahëse.
Tek vezët shtoni parmixhanon e grirë, kripën dhe piperin e ëmbël.
Përziejni edhe pak përbërësit, shtoni domatet e prera, qepën e prerë në feta dhe gjethet e pastruara të borzilokut.
Vazhdoni përzierjen derisa përbërësit të jenë unifrom, nxehni pak vaj në një tigan jongjitës dhe kur të jetë nxehur mirë, shtoni përbërjen, mbulojeni me kapak dhe lëreni për 10 minuta në zjarr të moderuar. Pastaj me ndihmën e kapakut ose të një pjate, kthejeni në anën tjetër. Vazhdoni gatimin e dhe për 5 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë fritatën me domate dhe borzilok.
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Ngroheni furrën në 200C. Në një tavë pjekje rregulloni copat e pulës, copat e qepës, hudhrën, fetat e limonit, shpargujt dhe bizelet në një shtresë të vetme, më pas spërkatni mbi to rigon, spërkatini me vaj ulliri dhe shtoni...
Lini një koment