¼ filxhan trumzë të freskët dhe rigon të grirë imët
2 luge vaj ulliri
1 lugë gjelle lëng limoni të freskët
3 gota spinaq baby
¼ filxhan djathë parmigiano, i grirë
100 gr djathë të butë dhie
Kripë dhe piper i freskët i bluar
Gatuani makaronat në ujë me shumë kripë deri sa të jenë al dente. Kullojini makaronat dhe kurseni ¼ filxhani nga uji i tyre.
Ndërkohë pastroni kërpudhat dhe më pas pritini në feta. Grini dhe spinaqin.
Në një tigan, ngrohni vajin e ullirit në nxehtësi mesatare të lartë dhe gatuani erëzat, kërpudhat me kripë për rreth 5 minuta, duke i përzier herë pas here. Kur kërpudhat të jenë gatuar dhe të jenë të buta, ulni nxehtësinë në minimum, shtoni lëng limoni, spinaqin dhe sërish pak kripë. Gatuajini për rreth 2 minuta derisa spinaqi të jetë zbutur. Shtojmë djathin parmigiano dhe ujin e makaronave dhe i trazojmë derisa djathi të shkrihet.
Shtoni makaronat e kulluara tek kërpudha. Shtoni piper të zi të freskët të bluar dhe kripë për shije. Përdorni gishtat për të thyer grimcat e djathit të dhisë dhe shtojeni atë tek makaronat; i trazoni nëse dëshironi. Shërbejeni menjëherë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento