Avokado e mbushur. Recetë e thjeshtë, por shumë e shëndetshme

Avokadoja është medikament natyral për shëndetin, nga kolesteroli tek lëkura: benefitet e saj janë shumë. Për ta shijuar sa më mirë, ja një recetë e thjeshtë, me një racion për 4 persona e avokadove të mbushura.

Përbërësit:

  • 1 avokado e pjekur
  • Gjysmë limoni
  • 50 gr djathë i freskët kremoz
  • 3 domate qershi me formë gjatësore
  • Rigon i thatë
  • Një fetë buke
  • 2 lugë vaj ulliri e.v
  • Kripë e piper

 

Përgatitja:

  • Prisni avokadon përgjysmë, në sens gjatësor dhe hiqini bërthamën. Lëreni mënjanë njërën prej gjysmave, bashkë me lëkura dhe spërkateni me pak lëng limoni në mënyrë që tuli të mos oksidohet.
  • Qëroni gjysmën tjetër të avokados, shtypeni tulin me një pirun dhe përziejeni me disa pika limoni. Shtojini tulit të avokados djathin kremoz, pak kripë, pak piper dhe një lugë vaj ulliri.
  • Prisni domatet në 4 pjesë, hidhuni pak kripë, pak rigon të thatë dhe një lugë vaj. Lërini të pushojnë. Hidheni tulin e avokados në një qese kuzhine dhe me të mbushni gjysmën e avokados.
  •  Në fund shtoni domatet dhe bukën e prerë në kubikë e të thekur me pak vaj.

Lini një koment