Ka speca të mbushur, por ka edhe domate, qepë apo kunguj!

Ka speca të mbushur, por ka edhe domate, qepë apo kunguj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 2 kunguj të vegjël
  • dy domate të mëdha
  • 2 qepë (variteti me ngjyrë lejla)
  • 2 speca jeshil
  • 1 gotë oriz
  • kripë
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lani mirë perimet.

2

Qepën e qëroni, pa i prishur formën. Me ndihmën e një thike specifike i merrni pjesën e brendshme (gjithnjë duke e ruajtur formën rrumbullake).

3

Pjesën që i morët e grini imët. Kështu veproni me domatet dhe kungujt.

4

Ndërkohë specave i hiqni vetëm bishtin dhe farat.

5

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën, domatet, tulin e kungujve. Pas disa minutave shtoni 2 gota ujë.

6

I lini për disa minuta në zjarr, më pas e fikni sobën. Me mbushjen që sapo përgatitët mbushni specat, qepët, domatet dhe kungujt.

7

Ngjesheni mirë mbushjen me ndihmën e një luge.

8

I radhisni perimet në një tavë dhe në fund shtoni një gotë ujë sipër.

9

I fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Dreka është gati!

Lini një koment