7 fjalë që duhet të dish nëse të qëllon të hash në një restorant të vërtetë meksikan

Kuzhinë do të thotë kulturë. Dhe ta përgjithësosh një panoramë kulinare vetëm me disa pjata ose ta limitosh me kufij gjeografikë është e gabuar.

Por të qëndrojmë pak tek kuzhina meksikane. Si duhet ngrënë në mënyrë korrekte një tostada apo taco? Si fillim, duhet të mësojmë fjalorin bazë të kësaj kuzhine. Një konstante e saj? Speci djegës i kuq, në të gjitha variantet e tij. Për të pasur një ide, ja 7 fjalë të kësaj kuzhine për të ditur se si të hani me shije.

Adobo

Një salcë me bazë specash të ndryshme e përdorur për të marrinuar dhe për të dhënë një shije të fortë pikante.

Ceviche

Pjatë peshku ose frutash deti me një salcë me bazë qepësh, domatesh, limoni, rigoni e korianderi.

Enchipotlado

Pjatë e gatuar me speca djegës chipotle.

Mole

Salcë me bazë tipesh të ndryshme specash, fruta, arra, çokollatë e erëza. Në Meksikë gjenden pafund moles: poblano, veracruzana ose Oaxaca…

Quesadilla

Tortilla prej misri ose mielli gruri të mbushura me djathë, të gatuara në tigan ose në skarë apo të skuqura.

Tostada

Tortilla prej misri të pjekura në tigan, skarë ose të skuqura.

Zarandeado

Kjo pjatë e ka origjinën nga ishulli i Mexcaltitan. Përgatitet me Pagro, një peshk me lëkurë lehtësisht të yndyrshme që tymoset me dru palme pasi është marinuar me speca djegës, lime e salcë soje. Shoqërohet me feta qepësh, domate, kastraveca e tortillas të sapobëra.

Lini një koment