Pesto me rukola, salca delikate e pjatave të pranverës

Pesto me rukola

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Pesto është një krem shumë i përdorshëm në kuzhinë dhe mund të përgatitet në shumë mënyra sipas shijeve tuaja. Ajo që do t’ju propozojmë sot, është pestoja me rukola, delikate, e shijshme dhe shumë e përdorshme nëpër pjata si p.sh tek mishi, peshku, etj.

Ingredientët

  • 100 gr rukola
  • 50 gr parmixhano i grirë
  • 50 gr djathë pecorino
  • 150 gr vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • 50 gr stika pishe
  • 1 thelpi hudhër

Udhëzimet

1

Lani mirë rukolën, thajeni dhe hidheni në tasin e mikserit; shtoni stikat e pishës; parmixhanon, djathin pecorino, thelpin e qërur të hudhrës dhe kripën.

2

Shtoni më pas një pjesë të vogël të vajit të ullirit. Frulojini me shpejtësi të ulët, më pas, dalëngadalë shtoni pjesën e mbetur të vajit dersia të merrni një krem të homogjenizuar dhe fluid.

3

Nëse nuk e përdorni menjëherë peston me rukola, mund ta ruani në frigorifer për disa ditë në një kontenitor të mbyllur mirë të mbuluar me pak vaj ulliri. Kur ta përdorni në pastat tuaja, mund ta përzieni me pak ujë nga zierja e tyre./neps.al

Lini një koment