Sallatë pule në versionin panine

Sallatë pule në versionin panine

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Si thoni për një panine të shijshme me gjoks pule? Kjo është një recetë shumë e shijshme: pula bashkohet me një salcë vërtet të mrekullueshme, sallatë e domate të thata që i japin një shije vërtet të veçantë. Një vakt i shkëlqyer si për paradite, ashtu edhe për pasdite.

Ingredientët

  • 4 panine
  • 400 gr gjoks pule
  • 2 vezë
  • 6 domate të thata
  • 1 tufë sallatë jeshile
  • 2 lugë kaperi në uthull
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lugë uthull e bardhë
  • 4 açuge të kripura
  • 6 lugë vaj ulliri
  • ½ limoni
  • 20 gr parmixhan
  • 1 lugë kafeje mustardë
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Në një tigan që nuk ngjit, gatuani gjoksin e pulës për disa minuta për secilën anë. Më pas priteni në shirita. Në një tigan shtoni 1 lugë uthull, 6 domate të thata dhe skuqini për 1 minutë. Më pas qërojuni cipën dhe pritini imët. Bashkoni copat e pulës me domatet e thata.

2

Përgatisni salcën: Fruloni 1 lugë mustardë, 20 gr parmixhan të grirë, 6 lugë gjelle vaj ulliri, lëngun e gjysme limoni, 1 thelpi hudhër, kripë e piper.

3

Lani me kujdes tufën e sallatës dhe priten në copa të mëdha. Përziejeni me dy lugë kaperi në uthull, 4 açuge në vaj të copëtuara; shtoni dhe salcën dhe përziejini.

4

Merrni dy vezë dhe ziejini për 7-8 minuta nga momenti që marrin valë. Ndani një panine në dysh dhe mbusheni me pulën, sallatën e përgatitur dhe gjysmë veze. Bëni të njëjtën gjë dhe me 3 paninet e tjera.

Lini një koment