Salcë specash. Shoqëruese perfekte e pastave dhe brusketave

Salcë specash

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Me aromë dhe shije shumë intensive, salca e specave me borzilok është një përbërës special për të shoqëruar një antipastë, për të lyer bukën e thekur ose për të shoqëruar pastat. Ja si përgatitet ajo:

Ingredientët

  • 3 lugë gjelle vaj ulliri e.v
  • 3 speca të kuq (djegës)
  • 5 gjethe borzilok
  • ½ lugë gjelle uthull e bardhë
  • Pak kripë
  • Pak piper i sapobluar

Udhëzimet

1

Lani specat, pritini dhe hiquni farat. Lani edhe gjethet e borzilokut e pritini për së gjati si specat, ashtu edhe borzilokun.

2

Shtoni uthullën në një enë dhe më pas shtoni edhe kripën e piperin. Shtoni edhe vajin së bashku me dy lugë ujë të vluar dhe përziejini me një pirun derisa të merrni një salcë të trashë.

3

Shtoni edhe specat e borzilokun dhe përziejini derisa përbërësit të jenë të përzier mirë.

 

Lini një koment