Vetëm tri përbërës për maskën më të mirë që lufton poret. 100% natyrale!
Pavarësisht se çfarë mund të keni dëgjuar për poret, është e pamundur t’i zhdukni ato, por ka disa gjëra që mund të bëni ama për t’i zbehur. Të tilla janë maskat me përbërës natyralë, si kjo më poshtë që ju sugjerojmë sot:
Ja çfarë ju duhet:
1 e bardhë vezë
1 lugë gjelle mjaltë
½ lëng limoni
E bardha e vezës me lëngun e limonit kanë veti të tërheqin lëkurën dhe i bën poret e mëdha shumë herë më të zbehta. Kini kujdes të shmangni zonën afër syve dhe gojës. Mjalti do ju ndihmojë të përballoni atë ndjenjën e parehatisë të përbërësve në fytyrë.
Udhëzime:
Në një enë kombinoni tri përbërësit dhe i përzieni mirë.
Aplikojeni maskën në fytyrë, e lini të veprojë për 15 minuta dhe e shpëlani me ujë të bollshëm.
Aplikoni një krem hidratues. Nëse e përsërisni dy herë në javë, do të shikoni që do të keni ndryshime të ndjeshme tek poret tuaja/neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment