Sugjerojmë:

4 receta me ujë e limon për humbje peshe të kontrolluar

Uji me limon ndihmon për t’u dobësuar: ka efekte të dobishme dhe diuretike, pastron dhe është antioksidant dhe natyrshëm e gjejmë mes pijeve më të konsumuara në verë për shkak se zëvendëson lëngjet dhe kripërat minerale të humbura me nxehtësinë. Për të shfrytëzuar të gjithë vetitë ushqyese dhe dobësuese të tij, është e dobishme ta konsumoni në mëngjes me stomak bosh. Por nëse doni të humbisni peshë, ka dhe disa alternativa: thjesht të shtoni disa përbërës në formulën bazë. Ja disa receta magjike.

Xhinxheri dhe limoni ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit. Kur përdoren së bashku, përfitimi që merret prej tyre dyfishohet, prandaj infuzioni i xhinxherit me limon është ideal për djegien e yndyrave, për drenazhimin e indeve, përmirësimin e tretjes dhe mbajtjen e lëngjeve. Ka efekt tek celuliti dhe ndjenja e urisë: i zvogëlon të dyja ato! Ju mund ta pini atë të ftohtë dhe është i përkyer për t’u konsumuar gjatë ditës.

Ujë dhe limon para gjumit. Ju bën mirë dhe ndihmon në mënyrë të shëndetshme në pastrimin e trupit sepse gjatë natës trupi eliminon toksinat dhe mbeturinat e tepërta.

Limon dhe majdanoz. Prisni imët majdanozin ose rulojeni dhe vendoseni në një gotë ujë së bashku me limonin. Pijeni në mëngjes me stomak bosh, për pesë ditë rresht. Përse shërben? Ndihmon në djegien e kalorive dhe në të njëtjën kohë siguron vitamina dhe minerale.

Limon dhe fara chia. Pirja e ujit me limon dhe fara chia ndihmon gjithashtu në humbjen e peshës të dyja janë të pasura me fibra dhe antioksidante dhe nxisin eliminimin e indit dhjamor. Vendosini në ujë farat chia në një gotë uji përreth një orë. Shtoni më pas lëngun e limonit. Më mirë pijeni në mëngjes ose pasdite sepse largon urinë.

Lini një koment