Aloe Vera është e njohur kudo në botë për vetitë e saj kurative. Ajo konsiston në 99% ujë dhe pjesa tjetër është një dobi e vërtetë shëndetësore dhe jo vetëm. Zbuluesit besojnë, se Aloe Vera ishte një ndër produktet e bukurisë që përdorte me shpesh Kleopatra.

Nuk e besoni?
Aloe vera trajton të djegurat
Aloe Vera është përdorur për një kohë të gjatë për këtë efekt. Ajo redukton inflamaconin dhe ka aftësinë të rigjenerojë lëkurën.
- Fillimisht duhet të merrni një gjethe aloe vera dhe ta pastroni mirë
- Me ndihmën e një thike e ndani përgjysmë dhe merrni xhelin veçmas
- Aplikojeni në zonën e djegur dhe e lini për 15 minuta
- Në fund e shpëlani me ujë të bollshëm
Trajton pickimet nga insektet
Në të tilla raste Aloe Vera, i jep një efekt mpirës dhe ftohës, gjë që ju çliron nga dhimbja dhe redukton inflamacionin.
Si ta përdorni
- Merrni xhelin nga Aloe Vera dhe aplikojeni në zonën ku ju kanë pickuar.
- E mbani disa minuta dhe e fshini me një peshqir të pastër.
Për trajtimin e akneve
- Xhesi i Aloe Vera ka vetinë të riparojë qelizat e lëkurës si dhe veti antibakteriale. Kjo e bën të jetë shumë efektive kur vjen puna tek trajtimi i akneve.
- Mënyra e përdorimit është e njëjtë. Kini parasysh se fytyra duhet të jetë shumë e pastër gjatë aplikimit të xhelit./neps.al
Lini një koment