Për flokë të brishtë që bien menjëherë sapo ‘takojnë’ krehërin, maskat e bëra vetë mund të jenë një zgjidhje e mirë për t’i forcuar e për të pasur një krehje të qëndrueshme. Por si t’i përgatisim dhe sa shpesh duhen aplikuar?
Ndonjëherë flokët na bien për shkak të stresit, kurse herë të tjera për faj të kequshqyerjes. Në çdo rast, nëse flokët janë të brishtë, nuk ka asgjë më të sigurt se sa një maskë e bërë vetë.
Të thjeshta për t’u përgatitur në shtëpi, me përbërës të thjeshtë, ushqyes dhe forcues, maskat në fjalë shpesh janë një mënyrë më efikase se sa parashikohet. Majaja e birrës, mjalti, kosi, vezët: bëhet fjalë për përbërës të thjeshtë që keni në frigorifer ose në raft e për t’i aplikuar në flokë ose në skalpin e kokës.
Maskë me vezë
Merrni dy të verdha vezësh, pak vaj ulliri, shtrydhni gjysmë limoni dhe përziejini përbërësit në një tas. Përziejini mirë dhe aplikojeni maskën në flokë dhe në skalpin e kokës me anë të një furçe. Mbështilleni kokën me qese kuzhine dhe lëreni maskën të veprojë gjysmë ore. Më pas shpëlajeni dhe vazhdoni me shampon. Do të keni flokë të ushqyer dhe më të fortë.
2. Maskë me mjaltë
Provoni këtë maskë me flokët tuaj: Në një tas, përzieni pak jogurt dhe shtoni një lugë plot me mjaltë. Përziejini mirë dhe përhapeni maskën tek flokët dhe skalpi. Lëreni për një orë dhe mbulojeni kokën me qese transparente. Lëreni një orë dhe më pas lani flokët me shampo.
3. Maskë me maja birre
Forcon dhe ndalon rënien e flokëve: bëhet fjalë për një maskë që realizohet me 2 të verdha vezësh, disa pika uthull, një lugë kafeje mjaltë dhe 20 gram maja birre.
Hidhni përbërësit në një tas dhe përziejini, më pas aplikojeni këtë maskë në flokë dhe në skalpin e kokës. Mbështillni kokën me qese kuzhine dhe lëreni të veprojë për një orë. Hiqni qesen dhe lani flokët si zakonisht.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment