5-15 min/ SA KOHË KE?

Vinaigrette limoni: Përzierja që iu jep shije sallatave

Vinaigrette limoni

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Nëse jeni mësuar t’i hidhni sallatës direkt vajin e ullirin, limonin e kripën, provoni që këta përbërës t’i kombinoni në një vinaigrette. Sallata do të ketë një shije më solide dhe më të fortë. Gjithashtu mund ta përdorni edhe tek perimet e pjekura.

Ingredientët

  • 3-4 lugë gjelle lëng limoni të freskët
  • ¼ gote vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Pak kripë dhe piper të zi
  • 3 lugë gjelle qepë e grirë imët (opsionale)

Udhëzimet

1

Nëse në këtë recetë do të përdorni qepën, duhet të përdorni një blender për të homogjenizuar përbërësit dhe për të integruar plotësisht qepën. Nëse nuk përdorni qepën, miksojini përbërësit në një tas qelqi me rrahëse vezësh.

2

Nëse përdorni blender, miksojini derisa të merrni një masë homogjene pothuajse kremoze. Mund t’i shtoni një lugë shurup panje për ta bërë të ëmbël ose një lugë mustardë për ta bërë më të fortë.

3

Përdoreni menjëherë në sallata të ngrohta ose të ftohta, perime të pjekura, etj. Ruajeni në frigorifer për 3-4 ditë. Vaji mund të ngurtësohet nga temperatura e frigoriferit, prandaj tundeni mirë para përdorimit.

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply