Super salca verore e përgatitur me dhallë, majonezë dhe qepë të njoma
3/4 filxhan kos
2/3 filxhan dhallë
2 lugë gjelle majonezë
1 lugë gjelle qepë e njomë (bishtat)
1 lugë çaji lëng limoni
1 thelb hudhër (të grirë imët)
1/4 lugë çaji rigon (i thatë)
1/4 lugë çaji piper i zi
1/4 lugë çaji pluhur mustarde
1/4 lugë çaji pluhur qepe
Kripë
1.Përziejmë kosin, dhallin, majonezën, qepët e njoma, lëngun e limonit, hudhrat, rigonin, piperin, mustardën pluhur dhe pluhurin e qepës në një tas mesatar, duke i përzier me kripë.
2.I lemë të freskohen të paktën për 20 minuta përpara se ta shërbejmë.
3.Salca mund të bëhet një ditë më parë se të konsumohet dhe ruhet në vend të freskët.
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Këto mini torta me sy qershie janë ëmbëlsira perfekte për t’i dhënë një prekje të frikshme festës suaj të Halloween-it. Të përgatitura me brumë për byrek të gatshëm dhe me mbushje qershie, janë shumë të lehta për t’u bërë,...
Lini një koment