Vendosni një ibrik të ziejë ndërsa qepën e prisni imët.
Ngrohni vajin në një tenxhere mesatare, shtoni qepën dhe skuqeni për 2 minuta, ndërsa hudhrat i prisni në feta dhe karotat i prisni në kubikë. Shtojini në tigan dhe skuqini për pak kohë në zjarr.
Hidhni 1 litër ujë të valuar nga ibriku, përzieni thjerrëzat dhe kubin e koncentartit, më pas mbulojeni tenxheren dhe ziejini në zjarr mesatar për 15 minuta derisa thjerrëzat të zbuten.
Hiqeni nga zjarri dhe përzieni majdanozin. Hidhni në tasa dhe spërkateni me gjethe majdanozi, nëse dëshironi.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento