Studimi: Të parit filma të frikshëm ju ndihmon të humbni peshë
Nëse ndiheni keq sepse keni prishur dietën dhe keni ngrënë një çokollatë, shkoni dhe hapni televizorin. Studiuesit në Universitetin e Westminsterit kanë gjetur një lidhje midis rrahjeve të zemrës së një personi teksa shikon një film horror dhe humbjes në peshë.
Shkencëtarët në Universitetin e Westminsterit të udhëhequr nga Dr. Richard MacKenzie zhvilluan një studim që zbuloi se një film horror prej 90 minutash mund t’ju ndihmojë të digjni deri në 113 kalori, të njëjtën sasi kalorish që do të digjni në një shëtitje prej 30 minutash ose gjatë 15 minutave vrap.
Studiuesit kanë matur nivelin e rrahjeve të zemrës, nivelin e oksigjenit, të dioksidit të karbonit dhe zbuluan se gjatë të parit një film të frikshëm, e para rritet shumë.
“Teksa pulsi rritet dhe gjaku qarkullon më shpejt, trupi përjeton një rritje të adrenalinës”, shpjegoi MacKenzie, një specialist në metabolizmin dhe fiziologjinë e qelizave.
Ky nxitës i shpejtë i adrenalinës që shkarkohet në momente të shkurtra të stresit të lartë (ose në këtë rast të frikës) e minimizon oreksin dhe e lartëson normën bazë metabolike, e cila rezulton në një humbje të lartë kalorish.
Humbja mesatare për film ishte 113 kalori, por ka edhe filma të tjerë që ndihmojnë për të djegur edhe më shumë kalori. Ja disa prej tyre:
Shining – 184 kalori
Jaws – 161 kalori
Exorcist – 158 kalori
Nëse dëshironi ta provoni, ne ju sugjerojmë që të shmangni bashkimin e filmit me shumë çokollata, shumë kokoshka dhe një pije të madhe të gazuar./neps.al
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment