Si ushqimi i shtëpisë! Restorantet në Snapfood ku mund të shijosh pjata tradicionale
Gaja&Whiskey
Mjafton t’i hedhësh një sy fotove për të të shkuar goja lëng… Në Gaja&Whiskey gjithҫka gatuhet me produkte të freskëta bio dhe ai që është ylli i menusë është padyshim mishi: ekskluzivisht mish me origjinë shqiptare i kontrolluar dhe i cilësisë së lartë. Por kjo s’do t thotë se tavat e perimeve tradicionale janë më pak të mira. Problemi më i madh është të vendosësh ҫ’do të zgjedhësh.
Lakror’ane
Larkron’ane të nxjerr mallin e kuzhinës së gjyshes, edhe nëse kjo e fundit nuk të ka gatuar kurrë lakror. Por ka diҫka tek gatimet e tyre që të rikthen në fëmijëri falë aromave nepsndjellëse dhe mezeve tipike që jemi mësuar të shohim në tryezën e shtëpisë. Sigurisht, lakrori sipas shijes suaj të preferuar është ai që nuk mund të lini pa provuar në mënyrë absolute!
Juvenilja
Kuzhina shqiptare ka qenë gjithnjë një pikë e fortë e Juveniljas dhe na lini të themi që shefat e tyre të kuzhinës i qajnë gatimet tradicionale. Nga fërgesat e shumëllojshme, tek byrekët… të mos flasim për pulën me pilaf… Një mori pjatash që do ju rizgjojnë dashurinë për kuzhinën shqiptare.
Tymi V.Reҫi
Nga t’ja nisësh?! Djathë i bërë vetë, turshi të shijshme, suxhuk, tavë dheu… Parajsa e atyre që dashurojnë kuzhinën tonë tradicionale. Të gjitha pjatat e tyre fantastike sigurisht shijonë akoma shumë të shoqëruara me një birrë të ftohtë (me ose pa alkool) dhe tek Tymi ka zgjedhje pafund.
Një studim i publikuar në janar 2026 nga Departamenti i Shëndetësisë i Floridës, në kuadër të iniciativës Healthy Florida First, ka zbuluar nivele të larta arseniku në disa prej çokollatave dhe karameleve më të njohura në treg. Nga 48...
Deri dje, të nxirrje fëmijët për të ngrënë do të thoshte pica, hamburger apo nuggets pule. Sot, në shumë familje, sidomos urbane, kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Fëmijët nuk po kërkojnë më fast food, por sushi. Dhe jo thjesht ndonjë...
Në kuzhinë nuk jetojmë me pajisje luksi. Jetojmë me gjëra të vogla, të zakonshme, që i prekim çdo ditë dhe nuk u kushtojmë asnjë mendim. Pikërisht ato bëjnë diferencën mes një kuzhine që funksionon dhe një kuzhine që të...
Lini një koment