Nëse tanimë jeni kthyer nga pushimet,por nuk jeni të kënaqur me ngjyrën që keni marrë, jeni në artikullin e duhur.
Për shkak të mënyrës si jeni ekspozuar në diell, disa pjesë të trupit janë bërë më bronz e disa të tjera më pak.
Për të neutralizuar pikërisht këtë diferencë, që më së shumti vihet re tek pjesa e gjoksit, vitheve, bikinit apo tek këmbët, ju vjen në ndihmë një maskë farë e thjeshtë.
Çfarë ju nevojitet:
- 1 lugë gjelle kos
- 1 lugë gjelle tul domateje dhe lëngu i saj
Udhëzime:
- I bashkoni të dyja në një enë, i përzieni mirë dhe më pas i aplikoni tek lëkura.
- Pas 20 minutash e shpëlani lëkurën me ujë të bollshëm (mundësisht të ftohtë).

Pse funksionon?
- Domatja përmban acid nitrik që ndihmon në heqjen e ngjyrës që keni marrë gjatë plazhit, natyralisht.
- Kosi luan rolin e një scrubi dhe balancon pH e lëkurës.
- Ndajeni recetën e maskës edhe me miqtë tuaj!/neps.al
Lini një koment