Duke krijuar vetë një shampo të thatë me miell misri dhe sodë buke ju mund të eliminoni dukshëm yndyrën në flokët tuaj.
Mjafton ta aplikoni përbërjen direkt e në rrënjën e flokëve.
Si ta përgatisni shampon e thatë?
Shampoja e thatë nënkupton aplikimin e saj kur ju nuk keni kohë për të larë flokët tuaj, por nuk doni gjithashtu që yndyra të duket tek to.
- Merrni mbajtësen e vogël të kripës dhe pastrojeni mirë.
- Shtoni brenda 1 lugë gjelle sodë buke+ ¼ filxhan me miell misri.
- Mbylleni enën dhe tundeni në mënyrë që përbërësit të kombinohen mirë me njëri-tjetrin.
- Të dyja, edhe soda edhe mielli kanë veti përthithëse.
- Tundeni në dorë për të bërë një provë paraprake. Në fund aplikojeni tek rrënja e flokut, të paktën 15 minuta para se të dilni nga shtëpia./neps.al
Lini një koment