Si të avancosh në nivelin Gold dhe Platinum për të përfituar më shumë cashback
Duke qenë që në Snapfood besnikëria gjithmonë shpërblehet, përdoruesit e aplikacionit grupohen në tre nivele në varësi të shpeshtësisë që ata porosisin në aplikacion.
Niveli fillestar dhe niveli ku futen automatikisht të gjithë përdoruesit e rinj është ai Silver, ku ҫdo përdorues fiton 1% cashback pas ҫdo porosie që bën. Por sa më shuëm të porosisësh, aq më shumë cashback fiton. Për të kaluar nga niveli Silver në nivelin Gold, duhet të plotësosh një total prej 10 porosish dhe në këtë nivel, vlera e cashback bëhet 2%.
Ndërsa niveli më i lartë në Snapfood është ai Platinium. Përdoruesit e nivelit Gold kalojnë automatikisht në Platinum pasi kryejnë 15 porosi dhe në këtë nivel, cashback është 3%.
Por përfitimet e këtyre niveleve nuk janë përgjithmonë. Përdoruesit që kanë fituar statusin Gold dhe Platinum duhet të kryejnë të paktën 1 porosi në javë në mënyrë që të vijojnë të qendrojnë në nivelet ku ndodhen.
Privilegjet që përfiton falë përdorimit të Snapfood, tashmë nuk i ke vetëm kur porosit ushqimin që të të vijë në shtëpi, zyrë apo kudo ku je. Tashmë mund të përfitosh edhe kur shkon për të konsumuar një vakt në...
Në një tigan të madh në nxehtësi mesatare, ngrohni vajin. E rregullojmë pulën nga të dyja anët me kripë dhe piper, më pas e shtojmë në tigan dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë të artë, 5 minuta për...
Sigurisht që ushqimi që të vjen gati në rehatinë e shtëpisë shijon më së miri, por nuk do të zëvendësojë dot kurrë daljet me miqtë apo familjarët në restorant, në një ambient ndryshe, rrethuar me njerëz të rinj. Ndaj...
Lini një koment