Me ato mollët që ju ndodhen në kuzhinë, përpos mijëra recetave të shijshme që mund të përgatisni, duhet të eksperimentoni me disa maska efektive për fytyrën tuaj.
Molla përveçse një frut i pasur me vitamina dhe antioksidantë, ka aftësi t’i japë shkëlqim fytyrës suaj.
Çfarë ju duhet për këtë:
- ½ mollë
- 1 lugë gjelle qumësht
Udhëzime:
- Merrni mollën, qërojeni dhe e grini imët në një blender. Shtoni qumështin.
- Pasi e keni përzierë mirë aplikojeni pastën në fytyrë dhe e lini të qendrojë aty për 15 minuta.
- Më pas e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë./neps.al

Lini një koment