Sezoni i shegëve! 4 arsyet pse duhet t’i konsumoni sa më shumë!

E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium dhe fosfor,antioksidantë etj shega mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese.

Më poshtë do të lexoni disa nga përfitimet shëndetësore që na siguron shega: 

Sëmundje kardiovaskulare
Tek njerëzit që tashmë vuajnë nga sëmundje koronare, konsumi i lëngut të shegës përmirëson qarkullimin e gjakut në arterie. Një studim i publikuar në Journal of Clinical Nutrition ka pohuar se lëngu i shegës  mund t’ju mbrojë nga formimi i depozitave yndyrore brenda arterieve tuaja, kjo është e lidhur me vetitë anti-oksidante të këtij fruti. Kurse vitamina C pastron gjakun nga yndyrnat dhe ndihmon në një funksionim më të mirë të aparatit kardiovaskular.

Këshillohet të konsumohet rregullisht gjysmë gote lëng shege, çdo mëngjes për dy muaj me radhë. Shega është një frut ideal për diabetikët, pasi njihet ndryshe si insulina natyrale. Tek pacientët që vuajnë nga ky problem shëndetësor, lëngu i shegës ul sasinë e kolesterolit në gjak.

Kanceri
Sipas rezultateve të studimeve klinike, lëngu i shegës apo ekstraktet që kanë shegë mund të vonojnë përparimin e kancereve të caktuara, të tilla si kanceri i prostatës, kanceri i gjirit. Megjithatë, studimet klinike janë të nevojshme për të vlerësuar efektet e lëngut të shegës tek njerëz.

Image result for pomegranate

Balancon çrregullimet hormonale
Studimet e fundit kanë zbuluar se shega në sajë të pranisë së madhe të antioksidantëve dhe fitoetrogjenit, ka një veprim balancues në sistemin hormonal qoftë te burrat ashtu edhe tek gratë. Ajo funksionon si katalizator i çrregullimit të humorit te femrat në menopauzë. Por edhe meshkujt mund t’i marrin më të mirën këtij fruti. Sidomos ata që vuajnë nga tumori i prostatës. Konsumimi i lëngut të shegës bën mirë sepse vepron si mburojë kundër qelizave të kancerit.

Veti anti-inflamatore
Përbërësit anti-inflamator i bëjnë shegët ideale për uljen e inflamacionit në trup, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjes Alzheimer. Përbërësit e shegës gjithashtu kanë veti të fuqishme medicinale që mund të luftojnë bakteret e dëmshme në trup.Lëngu i shegës shërben gjithashtu për të luftuar virozën tek fëmijët dhe njerëzit e moshës së tretë, forcon sistemin imunitar, largon toksinat nga organizmi, përshpejton trejten etj./ Burimi: Revista Living 

Lini një koment