Sallata me karota dhe selino është krokante, aromatike, e freskët, e shijshme dhe perfekte për të shoqëruar si pjatat e mishit, ashtu edhe të peshkut. Është ekonomike, plot minerale e fibra dhe antioksidantë.
Përbërësit:
400 gr karota
1 degë selino
200 gr ullinj jeshilë pa bërthamë
1 qepë e kuqe
Vaj ulliri e.v
Uthull vere e bardhë
Kripë
Përgatitja:
Prisni qepën në rrathë dhe me ndihmën e një thike, transferojeni në një enë me ujë të ftohtë dhe lëngun e gjysme limoni.
Lani selinon, hiqini gjethet dhe priteni në shirita për së gjati.
Të njëjtën gjë bëni edhe me karotat. Bashkojini më pas me selinon në një enë sallate ose tas qelqi. Hiqni qepët nga uji, thajini butësisht dhe shtojini tek karotat dhe seinoja bashkë me ullinjtë jeshilë
Shtojini sallatës vaj ulliri dhe pak uthull vere të bardhë.
Hidhini kripë piper dhe përziejeni për t’u shpërndarë më mirë përbërësit.
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Lini një koment