Sugjerojmë:

Sallatë e shijshme me pulë

Sallatë e shijshme me pulë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Ky version i sallatës me pulë është perfekt për ta kombinuar mishin e këtij shpendi me përbërës të tjerë si ëmbëlsia e misrit, portokallit dhe aciditeti i salcave. Doni të dini si përgatitet? Lexoni hapat më poshtë dhe shijojeni këtë sallatë të freskët e plot ngjyra, por mbi të gjitha shumë të shëndetshme.

Ingredientët

  • 1 pulë e pjekur
  • 1 kastravec
  • 1 mollë
  • 1 portokall
  • 250 gr rukola
  • 160 gr misër i ëmbël
  • Lëngu i gjysmë portokalli
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë

Udhëzimet

1

Hiqini pulës lëkurën dhe kockat, ndajeni mishin në copa dhe lëreni mënjanë.

2

Merrni një tas dhe hidhni kastravecin e qëruar e të prerë në feta, mollën e prerë në kubikë dhe portokallin e prerë në feta rrethore.

3

Shtoni pulën dhe misrin tek perimet e sapoprera dhe përziejini mirë.

4

Shtojini sallatës vaj ulliri e.v, lëngun e gjysme portokalli dhe pak kripë.

5

Merrni disa tasa të vegjël për porcione personale dhe vendosni në secilin feta portokalli e rukola të freskët, më pas mbushini me sallatën e pulës.

6

Servirini ato duke iu shtuar pak vaj ulliri.

Lini një koment