Role me gjizë dhe koper

Role me gjizë dhe koper

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Koha për t'u shndërruar në një kuzhiniere të vërtetë. Mbaj shënim recetën dhe nisni nga puna....

Ingredientët

  • 1 pako peta të gatshme
  • 3 kokrra vezë
  • ½ gotë qumësht
  • ½ gotë vaj
  • 1 lugë kafe pluhur pjekës
  • 400 gram gjizë ose djathë
  • 1 tufë koper
  • 1 lugë gjelle susam
  • Kripë

Udhëzimet

1

Në një tas rrahim 1 vezë me pak kripë, shtojmë gjysmë gote vaj, gjysmë gote qumësht, 1 lugë kafe pluhur pjekës, i përziejmë mirë dhe këtë përzierje e lëmë mënjanë për të lyer petët.

2

Në një tas tjetër rrahim dy vezë, hedhim kripë, gjizën, 2 lugë gjelle vaj dhe koperin të grirë hollë. Me këtë përzierje do të mbushim rolenë.

3

Hapim një petë dhe e lyejmë komplet sipërfaqen me përzierjen e tasit të parë. Vendosim petën e dytë mbi të dhe përsëri e lyejmë.

4

Vendosim lugë-lugë mbi petën e tretë, e spërkasim lehtë në fillim në petë horizontalisht gjizën për mbushje, rrotullojmë dhe formojmë një role.

5

Lyejmë tavën me yndyrë dhe vendosim rolenë në tepsi kështu vazhdojmë dhe me roletë e tjera derisa të mbarojmë petët.

6

Lyejmë roletë me vezë, vaj dhe qumështin e trazuar, i presim në gjerësi 10 cm. I spërkasim me susam dhe i pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment