Kjo maskë është fantastike për të gjitha llojet e flokut, por funksionon si nje mrekulli veçanërisht për flokët e thatë dhe të dëmtuar.
Antioksidantët që vijnë nga vaji i ullirit “promovojnë” një skalp të shëndetshëm të kokës dhe rritjen e flokëve të reja. Proteinat dhe vitaminat e dobishme në kosin grek ndihmojnë në riparimin dhe forcimin e flokëve. Mjalti i bën ato më të hidratuara.

Ju nevojitet:
- 2 lugë gjelle kos
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
- Në një tas të vogël bashkoni kosin, mjaltin( të ngrohur dhe të lëngshëm) dhe vajin e ullirit.
- I përzieni mirë përbërësit dhe aplikojeni maskën tek skalpi i kokës. Masazhojeni për të stimuluar edhe qarkullimin e gjakut.
- Shpëlajeni pas 30-45 minutash./neps.al
Lini një koment