Ngroheni furrën në 160C dhe lyeni një enë pjekjeje të cekët 850ml me pak gjalpë.
Pritini 250 gr panetone në copa, duke i lënë koret.
Lyejeni me gjalpë fetat me pjesën tjetër të gjalpit. Pritini fetat përgjysmë dhe renditini në enë me anën e lyer me gjalpë lart.
Në një tas, përzieni së bashku 2 vezë, 142 ml pana, 225 ml qumësht, 1 lugë ekstrakt vanilje dhe 2 lugë gjelle sheqer pluhur dhe derdhni mbi panetone.
Vendoseni enën në një tepsi dhe derdhni ujë të nxehtë rreth saj në një thellësi prej rreth 2,5 cm. E pjekim për 35 minuta derisa pudingu brenda të jetë i verdhë dhe sipër të skuqet mirë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento