Mishi i grirë dhe qepa skuqen në gjalpë, shtohen domatet, kripa, piperi i zi dhe e gjitha kavardiset rreth 15 minuta.
Gjatë kësaj kohe vlojmë në ujë me kripë makaronat, kullohen dhe u shtohet 2 lugë gjalpë i shkrirë, spërkaten me 2 lugë kaçkavall dhe i përziejmë.
Përziejmë gjithashtu edhe 1 vezë e tërë dhe 2 të bardha dhe derdhen mbi makaronat.
Marrim një tavë e lyejmë me gjalpë, e spërkatim me thërrime buke dhe hedhim makaronat.
Pastaj hedhim djathin kaçkavall dhe derdhim përzierjen e mishit të grirë.
Përsëri e spërkatim me kaçkavall dhe vendosim pjesën tjetër të makaronave.
Peta mbulohet me salcën beshamel dhe në gjalpë skuqen 6 lugë miell dhe me përzierje të vazhdueshme shtohet qumështi i vluar me 2 të verdhat e rrahura të vezës dhe 2 lugë kaçkavall dhe lihen të vlojnë.
Pastaj peta hidhet në gjalpë të shkrirë, spërkatet me kaçkavallin e mbetur dhe piqet për 40 minuta në furrë në temperaturë 2200 gradë celsius derisa të skuqet.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Komento