Panna Cotta me jogurt

Panna Cotta me jogurt

Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 7

Panna cotta është një ëmbëlsirë e këndshme—e freskët, verore dhe që nuk të vel. Me origjinë nga Italia, kjo ëmbëlsirë është një kombinim i panas me përbërës të tjerë. Në këtë version, kjo ëmbëlsirë vjen e përgatitur me jogurt kremoz.

Ingredientët

  • 1 bustinë xhelatinë pudër
  • 1 ¾ gote jogurt
  • ¼ gote pana e freskët
  • 1 gotë qumësht
  • 3 lugë gjelle ujë të ftohtë
  • 1/3 gote sheqer
  • 1 ½ lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • Pak kripë
  • 1 ½ fruta të freskëta për dekor

Udhëzimet

1

Shtoni 3 lugë gjelle ujë në një tas dhe hidhini aty xhelatinën pluhur. Përziejeni shpejt dhe lëreni mënjanë për 3-4 minuta derisa xhelatina të marrë formën e duhur.

2

Në një tas tjetër shtoni jogurtin dhe kosin grek duke i përzier mirë derisa të përftoni një masë të butë.

3

Hidhni sheqerin dhe qumështin në një tenxhere dhe vendosini në zjarr. Prisni derisa të ziejë, pastaj hiqeni nga nxehtësia. Shtoni aty xhelatinën e zbutur dhe përziejeni fort derisa të shkrihet dhe komplet masa të homogjenizohet.

4

Me kujdes integroni përzierjen e qumështit tek ajo me jogurt, shtoni vaniljen dhe kripën dhe përziejeni. Mbushni përgjysmë format, mbulojini me qese plastike dhe lërini për 4 orë në frigorifer ose gjithë natën.

5

Shërbejeni në enën e tyre ose kthejini format përmbys dhe shërbejeni në pjatë të shoqëruar me fruta të prera.

Lini një koment