Nuk ke para cash? Pa problem, në Snapfood tashmë mund të paguash me kartë
Uria dhe nepsi një gjë kanë të përbashkët: Nuk pyesin për asgjë! Nuk pyesin se mund të kesh frigoriferin bosh, nuk pyesin se mund të jetë mesi i natës dhe as që duan t’ja dinë që mund të mos kesh para cash në portofol dhe bankomati më i afërt të duket vite dritë larg. Por fatmirësisht, në Snapfood ka gjithmonë një zgjidhje.
Aplikacioni për porositjen e ushqimit ka shtuar opsionin e pagesës me kartë krediti ose debiti, ҫka do të thotë se pagesa bëhet online dhe kur ushqimi vjen në derën tuaj, mjafton vetëm ta merrni atë. Një zgjidhje ideale për rastet kur nuk ke para me vete për momentin dhe të duhet patjetër të bësh një porosi për ushqim, duhan, ilaҫe apo artikuj marketi.
Si të regjistroj kartën?
Fare e thjeshtë! Shko tek Llogaria dhe zgjidh opsionin “Mënyrat e Pagesës”.
Kliko mbi butonin “Shto kartë të re” dhe do t’ju shfaqet një dritare për të plotësuar të dhënat: Numrin e kartës, emrin e mbajtësit të kartës, datën e skadencës dhe kodin CVV. Praktikisht të njëjtat të dhëna që nevojiten kudo në botë për të bërë një pagesë online.
Pasi të keni shtuar kartën ose kartat tuaja (lejohet më shumë se një), në momentin që kryeni porosinë, ju shfaqen mënyrat e pagesës. Mjafton të zgjedhësh opsionin “Pagesë me kartë” dhe transaksioni do të kryhet automatikisht në momentin e përfundimit të porosisë. Një tjetër detaj i rëndësishëm është se tashmë edhe bakshishin për motorristin mund ta përfshini në vlerën e porosisë sipas dëshirës, një mënyrë falenderimi për shërbimin korrekt.
Por pagesa me kartë do të thotë se tashmë mund të surprizoni dhe të dashurit tuaj me ushqimin e tyre të preferuar, edhe nëse nuk jeni pranë. Përzgjidhni produktin e dëshiruar, shtojeni në shportë, vendosni adresën e personit që do i dërgoni porosine dhe në dritaren me “Detajet e porosisë”, specifikoni numrin e telefonit të marrësit. Pagesa do të bëhet me kartën tuaj dhe këshu keni bërë të lumtur njeriun e zemrës suaj.
Tartufi, ky përbërës misterioz dhe i rrallë, ka qenë prej kohësh një simbol i luksit në botën kulinare. I njohur për aromën e tij të veçantë dhe të fuqishme, tartufi ka kapur imagjinatën e kuzhinierëve dhe gurmanëve në të...
Nuk mund të blesh lumturinë, por mund të blesh sushi, që është e njëjta gjë! Në dy dekadat e fundit është bërë sensacion vakti tradicional japonez i njohur si sushi. Dita Ndërkombëtare e Sushit feston këtë vakt potencialisht të...
Sot në vend festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj. Fillimisht festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Kjo festë zgjat tri ditë. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri...
Lini një koment