Pestoja është një nga salcat më të vlerësuara dhe me të pëlqyera, sidomos nga fëmijët. Nëse kësaj here doni të përgatisni diçka ndryshe nga pastat e zakonshme me pesto, provoni këto njoki të bëra në shtëpi.
Në një tas hidhni rikotën dhe përziejeni me pirun, më pas shtoni të verdhën e vezës, miellin, peston dhe djathin grana; shtoni pak kripë dhe krijoni një brumë homogjen me përbërësit. Transferojeni më pas në një plan pune të spërkatur me miell dhe ndajeni në 4-5 porcione.
Punoni secilin prej porcioneve me duar duke formuar cilindra me diametër 2-3 cm dhe prisni njomit me 3 cm gjatësi, më pas vendosini mbi një letër furre ose pecetë të spërkatur me miell.
Vendosni ujin të ziejë, ndërkohë pastroni mashurkat dhe pritini në copa. Hidhini ujit kripë, shtoni mashurkat, një lugë vaj dhe më pas njomit.
Kullojini së bashku me mashurkat dhe kur të marrin ngjyrë të verdhë, hidhini në një enë. Bashkojini me 4 lugë vaj dhe 20 gr djathë pekorino të grirë. Përziejini me kujdes dhe shërbejini menjëherë.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment