Kallot, çarjet dhe lëkura e thatë, i bëjnë këmbët tona të duken jo bukur sidomos gjatë kësaj periudhe kur veshin shapka apo sandale. Mirëpo, çfarë mund të bëjmë në lidhje me to?
Neps.al ju tregon më poshtë disa këshilla sesi t’i mbani këmbët e buta me disa produkte që i keni në shtëpi:
-Hiqni qelizat e vdekura gjatë ose menjëherë pas dushit. Përdorni lëvizje rrethore për rezultate më të mira. Shpëlani këmbët dhe i lyeni me pak krem hidratues pas tharjes.

Shënim: Mos harroni se pas larjes, duhet t’i thani mirë këmbët, nëmyrë që të shmangni rrezikun për myk.
-Gjatë larjes përdorni ujë të ngrohtë ose të freskët. Uji i nxehtë mund të thajë lëkurën tuaj.

-Përdorni vaj kokosi për këmbët tuaja. Lyeni thembrat me të gjatë natës dhe vishni çorape të buta pambuku pas aplikimit për rezultate më të mira.
Lini një koment