Vaji i kokosit ka veti antibakteriale dhe antimykotike, prandaj është një zgjedhje ideale nëse doni të luftoni aknet. Për të balancuar pH e lëkurës i shtoni pak tërshërë dhe do të përgatisni kështu një pastrues fantastik për fytyrën.
Ju nevojitet:
- 3 lugë gjelle tërshërë
- ¼ gotë me ujë të ngrohtë
- 1 lugë gjelle vaj kokosi

Përgatitja:
- Në një tas bashkoni ujin dhe tërshërën. I përzieni derisa të krijoni një pastë.
- Shtoni vajin e kokosit dhe vazhdoni t’i përzieni mirë.
- Lani fytyrën dhe zonën e qafës me ujë të ngrohtë për të pastruar faqet dhe hapur poret.
- Aplikoni maskën që përgatitët dhe e lini të veprojë për 15 minuta.
- Pasi të kenë kaluar 15 minutat masazhoni fytyrën për 2 minuta. Kjo do ju ndihmojë të hiqni qafe qelizat e vdekura dhe pastron poret.
- Së fundmi lajeni fytyrën me ujë të bollshëm dhe e fshini butësisht me një peshqir të pastër.
Mirupafshim akne, mirë se erdhe fytyrë e pastër!/neps.al
Lini një koment