Tipike e zonës së Toskanës, kjo bukë pa kripë u jep shije ushqimeve dhe pjatave me të cilat shoqërohet. Gjithashtu, buka e përgatitur në shtëpi reziston më gjatë dhe është më e shëndetshme.

Përbërësit:
- 700 gr miell 00
- ½ kubi maja birre
- 450 ml ujë i vakët
Përgatitja:
- Sitni miellin në formë shatërvani dhe në qendër të tij hidhni pak ujë të vakët në të cilin keni shkrirë majanë dhe pak vaj ulliri, një lugë kafeje.
- Formoni një brumë të trashë dhe punojeni ngadalë duke shtuar ujin e mbetur.
- Punojeni mirë brumin për gati 10 minuta. Jepini formën që dëshironi, lyejeni me vaj dhe mbulojeni me qese transparente.
- Lëreni brumin të pushojë një orë në temperaturën e ambientit.
- Më pas vendoseni bukën në një tepsi të spërkatur me miell, lëreni të pushojë për 30-40 minuta të tjera dhe piqeni në 200 gradë Celsius për 50 minuta. Hiqeni nga furra më pas.

Lini një koment