Bukë me hudhra, receta e famshme e Tik Tok

Veshtiresia
e lehtë
Koha gatimit
Sugjerohet për:
Kalori:
disa thelpinj hudhra
gjysmë tasi gjalpë
vaj ulliri
piper i kuq
gjethe borziloku

Me siguri s’ju ka shpëtuar as ju receta e famshme dhe shumë e thjeshtë që ka qarkulluar në Tik Tok, buka me hudhra.

Në fakt, nevojiten vetëm pak përbërës për një bukë me super shije, për të lëpirë gishtat.

Më poshtë po ju tregojmë hapat si ta përgatisni:

Hiqni me thikë shtresën e sipërme të hudhrave, pa prishur formën e tyre. Spërkatini me pak vaj ulliri dhe mbështillini me letër alumini, duke i lënë përreth 1 orë në furrë.

Në një tas hidhni gjalpin, erëzat dhe përziejini mirë sa të formohet një masë në trajtë paste.

Nxirrni hudhrat nga furra, shtrydhini për të dalë thelpinjtë dhe shtojini tek gjalpi. Përziejini mirë dhe lyeni bukën e thekur.

Ju bëftë mirë!

Komento