E shtuna erdhi prandaj ku ka më mirë sesa ti dedikojmë disa minuta relaks vetes dhe fytyrës, e cila është e para që refleton gjendjen tonë fizike dhe mendore.
Për këtë do ju sugjerojmë:
- 1 lugë gjelle sodë buke
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle vaj kokosi

Udhëzime:
- Bashkoni tri përbërësit së bashku dhe i përzieni mirë për të formuar një pastë homogjene.
- Aplikojeni në lëkurë të pastër dhe masazhojeni ndërkohë me gishta, në mënyrë që maska të depërtojë thellë.
- E lini për 5-10 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të bollshëm.
Shfrytëzojini përbërësit natyralë që keni në shtëpi, për maska të tilla natyrale, të thjeshta dhe të lira në kosto. Por çka është më e rëndësishmja: Shumë efikase!/neps.al
Lini një koment