Lazanja e shpejtë me perime

Lazanja e shpejtë me perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kjo lazanja ndryshon nga ato të zakonshmet që keni ngrënë. Ju duhen vetëm 20 minuta dhe disa përbërës të thjeshtë. Për më tepër, shfletoni recetën...

Ingredientët

  • 400 gram djathë
  • 1-2 speca të kuq gogozhare
  • 1 domate
  • 1 spec djegës ose fara speci djegës
  • vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Grijmë djathin në rende, domaten e presim në rrathë dhe specin gjithashtu.

2

Vendosim gjysmën e sasisë së djathit në një tavë dheu ku kemi hedhur më parë pak vaj ulliri.

3

Vendosim specat lart dhe mbi specat vendosim fetat e domateve.

4

Shtojmë djathin tjetër, specin djegës ose farat e specit dhe e spërkasim me pak vaj ulliri.

5

E mbulojmë me letër kuzhine dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 15-20 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment