Largoni toksinat e trupit me këtë smoothie 5-minutëshe
Kjo smoothie është shumë e thjeshtë në përgatitje, por për shëndetin tuaj është ABC-ja (nëse më kuptoni për çfarë e kam fjalën).
Ajo çka duhet të bëni është të miksoni, të ngrini, të përzieni dhe ta pini. Receta e kësaj smoothie e ndihmon trupin për të nxjerrë jashtë toksinat e dëmshme sidomos nga organet vitale të trupit.
Çfarë ju duhet:
1 mollë e qëruar dhe e prerë në kubikë të vegjël
1 karotë e qëruar
½ kastravec në kubikë
½ rrepë (e ndarë në copa të vogla)
½ lugë çaji xhinxher pluhur
Udhëzime mbi përgatitjen:
Në një blender do të bashkoni të gjithë përbërësit.
I përzieni për pak sekonda dhe pasi të keni krijuar një masë homogjene, kalojeni smoothien në një gotë.
Kjo smoothie rrit përqendrimin, përmirëson cilësinë e lëkurës dhe ndihmon në reduktimin e pikave të zeza. Duke qenë se ka antioksidantë ngadalëson plakjen e qelizave dhe forcon sistemin imunitar./neps.al
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment