Kaneloni të mbushura furre. Receta për t’i përgatitur vetë

Kaneloni të mbushura furre. Receta për t’i përgatitur vetë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 35 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Një pjatë e parë e shijshme, me brumë të përgatitur me vezë dhe të mbushura me mish, pefekte për t’u shtruar në tavolinë drekat apo darkat e fundjavave e festave. Receta e tyre është e thjeshtë dhe me pak përbërës mund të sjellim në tryezë një pjatë të shijshme, të këndshme që u pëlqen si fëmijëve, ashtu edhe të rriturve.

Ingredientët

  • 80 gr gjalpë
  • Djahtë grana padano i freskët
  • 250 gr shpatull qingji
  • 250 gr mish viçi i pjekur
  • Pak arrë moskat
  • Kripë
  • Piper
  • 1 vezë + 1 e verdhë
  • 100 gr proshutë e pjekur
  • ½ litër qumësht
  • 50 gr miell
  • 50 gr tul buke të zbutur në qumësht
  • 50 gr brumë me vezë (1 vezë për 100 gr miell)

Udhëzimet

1

Si fillim, përgatisni mbushjen. Prisni në copa mishin e qinjgit, mishin e viçit dhe proshutën. Kalojini dy herë në grirëse dhe vendosini në një enë ku do të shtoni më pas vezën dhe të verdhën, peksimadhet, bukën e zbutur në qumësht, të shtrydhur mirë, 5-6 lugë djathë grana të grirë, kripë, piper e arrë moskat.

2

Përgatisni beshamelin. Në një tenxhere shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe përziejeni derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni qumështin, përziejeni menjëherë me rrahëse vezësh derisa të trashet, shtoni kripën e piperin si dhe pak arrë moskat.

3

Hapni me petëz brumin me vezë, formoni kuadrate të prera me thikë dhe ziejni në ujë të vluar me kripë. Kullojini ‘al dente’ dhe zhytini në një enë me ujë e akull pastaj. Më pas grumbullojini duke i ndarë me letër furre. Në secilin kuadrat vendosni një lugë nga mbushja dhe rrotullojini në formën e kaneloni.

4

Lyeni një tepsi me gjalpë dhe vendosini kaneloni-t pranë njëra-tjetrës. Mbulojini me beshamel, spërkatini me djathë grana dhe copëza gjalpi dhe piqini në 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

5

Hiqini nga furra, lërini për disa minuta dhe më pas shërbejini.

Lini një koment