Ka një mënyrë për të fituar para pa limit 24 orë në Snapfood!
Që Snapfood është i vetmi aplikacion që të shpërblen sa herë ti porosit, kjo tashmë është e ditur. Por përveҫ sistemit të cashback që të kthen para mbrapsht pas ҫdo porosie, ka një tjetër mënyrë për të fituar para pa limit në aplikacion 24 orë, pa shpenzuar as edhe një qindarkë.
Bëhet fjalë për Ftesat për Porosi. Këto janë ftesa të pajisura me një kod që ti ua dërgon miqve dhe kur ata porosisin me kodin në fjalë që aplikohet në checkout, ju shpërbleheni të dy.
Miku yt do të marrë cashback në varësi të nivelit në të cilin ndodhet, ndërsa ti do të fitosh një përqindje të vlerës së porosisë së tij si shpërblim.
Këtu hyjnë në lojë dhe ato që quhen “orare të arta”. Këto orare janë në fashat 10:30-12:00 dhe 15:30-19:30. Nëse ti dërgon një ftesë dhe miku yt porosit brenda këtyre orareve me kodin që i ke dërguar, ti automatikisht fiton 2% të vlerës së porosisë që ai ka bërë. Këto para të depozitohen në kuletë dhe ti mund t’i shpenzosh në ҫdo kohë për porositë e tua. Nëse miku yt porosit jashtë këtyre orareve, ti fiton 1% të vlerës.
Ti ke të drejtë të ftosh dikë për porosi ҫdo 1 orë dhe Snapfood do të të kronometrojë kohën deri në momentin që mund të dërgosh ftesën e radhës.
Pra në 24 orë, ti ke mundësi të dërgosh 24 ftesa dhe të fitosh para pa limit.
Por mos harro! Miqtë e tu kanë 24 orë për të shfrytëzuar Ftesat për Porosi, përndryshe kodi skadon dhe bëhet i pavlefshëm.
Një studim i publikuar në janar 2026 nga Departamenti i Shëndetësisë i Floridës, në kuadër të iniciativës Healthy Florida First, ka zbuluar nivele të larta arseniku në disa prej çokollatave dhe karameleve më të njohura në treg. Nga 48...
Deri dje, të nxirrje fëmijët për të ngrënë do të thoshte pica, hamburger apo nuggets pule. Sot, në shumë familje, sidomos urbane, kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Fëmijët nuk po kërkojnë më fast food, por sushi. Dhe jo thjesht ndonjë...
Në kuzhinë nuk jetojmë me pajisje luksi. Jetojmë me gjëra të vogla, të zakonshme, që i prekim çdo ditë dhe nuk u kushtojmë asnjë mendim. Pikërisht ato bëjnë diferencën mes një kuzhine që funksionon dhe një kuzhine që të...
Lini një koment