Lëkura është e para që ju lajmëron kur diçka nuk shkon siç duhet së brendshmi. Tregues mund të jenë aknet, lëkura e thatë, ekzema, psoriasis, pikat e kuqe etj. Duke përdorur maska natyrale ju mund t’i zbehni ose t’i eliminoni plotësisht këto simptoma.
Ne ju sjellin një tjetër sugjerim sot.

Ja çfarë ju nevojitet:
- 1 bustinë çaj jeshil (pjesa e brendshme e bustinës).
- 1 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 3 lugë gjelle sheqer
Përgatitja:
- Bashkoni të gjithë përbërësit dhe aplikojeni në fytyrën tuaj.
- Shmangni zonën afër syve, vetullave dhe gojës.
- Masazhojeni fytyrën për 2 minuta.
- E lini të veprojë për 15 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të vakët./neps.al
Lini një koment